Një sherr ka ndodhur mes dy personave mesditën e sotme në një fshat në Vlorë, që është përshkallëzuar në përdorimin e sende të forta.
Sipas uniformave blu, njëri prej tyre ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 06.05.2022, rreth orës 12:50, në fshatin Penkovë, Vlorë, dyshohet se për motive të dobëta shtetasi E. N., ka goditur me sende të forta, shtetasin P. B., 51 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.”– bën me dije policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes.