Vendosni fjalën kyçe....

Republikat e Luganskut dhe Donetskut emërojnë ambasadorët e tyre në Rusi


Kreu i Republikës Popullore të Luganskut, Leonid Pasechnik, ka emëruar Rodion Miroshnik si Ambasador të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Rusi. Dekreti është publikuar të premten në faqen e liderit të LPR-së.

“Rodion Valeryevich Miroshnik do të emërohet Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës Popullore të Luganskut në Federatën Ruse.”- thuhet në dokument sipas agjencisë së lajmeve ruse TASS.

Më herët një njoftim i tillë u bë nga kreu i Republikës Popullore të Donetskut, Denis Pushilin. Ai tha se kishte emëruar Olga Makeeva-n si Ambasadore të Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë në Rusi.

“Olga Aleksandrovna Makeeva do të emërohet Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës Popullore të Donetskut në Federatën Ruse.”-thuhej në dokumentin e publikuar prej tij.