Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky: Rusia i përdor armët bërthamore për të vepruar pa u ndëshkuar


Moska beson se mund të kryejë krime lufte pa u ndëshkuar për shkak të statusit të saj si fuqi bërthamore, kështu tha sot tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Ata (rusët) nuk besojnë se mund të mbahen përgjegjës për krimet e luftës, sepse ata kanë fuqinë e një shteti bërthamor.”– tha lideri ukrainas në një fjalim para grupit të mendimit Chatham House, citon BBC.

Kur u pyet për situatën në Mariupol, Zelensky tha se “kjo nuk është një ngjarje ushtarake” por “torturë me urinë”.

Ai fajësoi “qëndrimin kafshëror” të ushtrisë ruse në Mariupol për dekada të propagandës anti-ukrainase.

Më pas ai paralajmëroi se “Do të ketë një gjykatë ushtarake për vrasjen, vdekjen, torturën. Por pse kjo mizori? Ky është aparati i informacionit që e zhvilloi këtë urrejtje dhe e ndezi atë në një masë të tillë përpara luftës së plotë.”