Ka nisur protesta e lajmëruar e heshtur në të gjithë vendin kundër vrasjeve në komisariate, pasi i riu Ilvi Meta humbi jetën brenda komisariatit të policisë së Kavajës.
Protesta e heshtur po zhvillohet para komisariateve në qytete të ndryshme të vendit.
Sali Berisha thirri protestën dhe sot angazhoi strukturat drejtuese të Komisionit të Rithemelimit.
Qirinj janë ndezur edhe në Fier, Vlorë, Shkodër, Korçë dhe Tiranë, ku janë ndezur qirinj për të riun.
Po ashtu qirinj janë ndezur edhe tek Kryeministria.
Ilvi Meta humbi jetën në rrethana misterioze brenda komisariatit të Kavajës.