Vendosni fjalën kyçe....

Nuk po i punonin frenat, 35-vjeçari në Has hidhet nga kamioni për të shpëtuar por nuk ia del dot


Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Has ku një 35-vjeçar, ka gjetur vdekjen pasi është hedhur nga dera e kamionit në lëvizje.

Sipas hetimeve parapkrake të policisë, kamioni ka dalë nga rruga dhe nuk i kanë punuar frenat, dhe në përpjekje për të shpëtuar Sabah Jupa është hedhur. Por për fat të keq ai ka pësuar plagë të rënda që i kanë marrë jetën.

 “Rreth orës 10:00, në vendin e quajtur Qafë Barak, Has, shtetasi S. J., 35 vjeç, banues në fshatin Gajrep, Has, duke drejtuar mjetin tip kamion dyshohet se është hedhur nga dera e automjetit, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, për shkak të mosfunksionimit të sistemit të frenimit. Si pasojë, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.