Vendosni fjalën kyçe....

Protestat kundër rritjes së çmimeve, kryeministri i Sri Lankës jep dorëheqjen


Kryeministri i Sri Lankës Mahinda Rajapaksa ka dhënë dorëheqjen mes protestave masive për mënyrën se si është trajtuar kriza ekonomike nga qeveria e tij.

Ky vndim i kryeministrit vjen pasi ishulli u vendos nën shtetrrethim pas përleshjeve të dhunshme midis mbështetësve të tij dhe protestuesve antiqeveritar në Kolombo.

BBC shkruan se të paktën 78 persona janë plagosur në dhunën që shpëtheu në kryeqytet.

Ka pasur protesta për rritjen e çmimeve dhe ndërprerjet e energjisë elektrike që nga muaji i kaluar.