Deputeti i PD-së Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me çështjen e diskutimeve për zgjedhjen e Presidentit të ri dhe konflikteve brenda opozitës.
Në një postim në “Twitter” Bardhi shtron një pyetje për atë që e quan “opozita e vërtetë”, e cila sipas tij po mbahet peng nga kryeministri Edi Rama për shkak se i ka zbuluar një vilë të pajustifikuar me vlerë 760 mijë euro.
“Pyetje për ‘opozitën e vërtetë’; vilën 760 mijë euro, e shitën apo spo ja ble askush ? Nuk mund të mbash peng opozitën për një vilë të pajustifikuar që të ka zbuluar dhe me të cilën të mban peng Edi Rama!!!”- shkruan Bardhi.
Ky reagim i Bardhit vjen pasi Komisioni i Rithemelimit e ka kundërshtuar draftin e propozuar nga Alibeaj për zgjedhjen e presidentit me argumentin se i shërben vetëm kryeministrit Edi Rama.