Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur sot në kryeqytet, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një fëmijë.
Sipas uniformave blu, një 20-vjeçar duke drejtuar mjetin e tij ka përplasur një fëmijë 11-vjeç.
Fëmija për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit ndërkohë është vënë në pranga.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasin:
– D. Sh., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një 11-vjeçar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.”– thuhet në njoftimin e Policisë.