Vendosni fjalën kyçe....

Zyrtarët në Donetsk: Kemi civilë të vrarë nga sulmet me raketa


Më shumë civilë janë vrarë dhe plagosur në Donetsk pas dy ditësh sulmi nga Ukraina. Të paktën kështu pretendojnë zyrtarët nga Republika Popullore e Donetsk.

Duke iu referuar zyrtarëve të Donetskut, RT shkruan se dy persona u vranë dhe nëntë u plagosën.

Videot nga vendi i ngjarjes që kanë qarkulluar në rrjetet sociale tregojnë pjesë të raketave në tokë.

“Njerëzit bërtisnin dhe disa u lënduan. Dola menjëherë jashtë për të dhënë ndihmën e parë dhe për të parë nëse kishte ndonjë dëm.”- tha një grua vendase për RT. “Pashë municione në tokë dhe pak më larg pashë zjarre të mëdha – dyqanet po digjeshin… E njëjta gjë ndodhi dje – më shumë granatime.”

Zyrtarët raportuan se qyteti u godit disa herë të hënën, kur banorët po festonin 77-vjetorin e fitores mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore. Sipas tyre, mes viktimve ishte dhe një 16-vjeçar.