Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç, në të cilin janë përplasur tre automjete dhe për pasojë ka mbetur e plagosur një grua dhe një fëmijë.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku edhe po kryen hetimet për të verifikuar edhe shkaqet e aksidentit.