Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Bylykbashi e Boçi do negociojnë për Presidentin e ri


Ka përfunduar mbledhja e Grupit të Rithemelimit në selinë blu ku u diskutua mbi procesin e zgjedhjes së Presidentit.

Grupi i Rithemelimit caktoi deputetët Luçiano Boçi e Oerd Bylykbashi për të negociuar për emrin e ri në krye të shtetit.

Zbulimin e emrave e bëri Sali Berisha pas përfundimit të mbledhjes në një deklaratë për mediat.

Ndërkohë ditën e sotme Konferenca e Kryetarëve zgjodhi 16 majin si seancën e parë për të diskutuar mbi Presidentin e ri.

Të imagjinosh një president jo politik është një absurditet pasi posti i presidentit është qartësisht politik. Vërtet nuk është një post ekzekutiv, por është përfaqësues dhe politik. Çdo parashikim kundër këtij kriteri është i gabuar, i stisur dhe nonsens.

Ka një deklaratë Partia Demokratike se si i vlerëson kriteret e deputetit Alibeaj.

Ju e keni vënë re se si së fundmi procesi më serioz për një vend u katandis në një proces familjar. Nga njëra anë Batoni që është zëdhënsi më autentik i Ramës thotë se si Linda Rama nuk ka kandidat tjetër, nga ana tjetër Rama u thotë deputetëve të vet, “emri im është më i propozuari nga ju”. Pa ç’ka se është më i zgjedhuri këtë nuk e dimë.

E hidhur është se kjo po trajtohet si një çështje familjare, s’ka ndodh kurrë ndonjëherë kjo. Ka pas vetëm një rast në Argjentinë, po dhe aty përfundoi keq”, tha Berisha.