Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Disa ndërkombëtarë dhe Rama do linin opozitën në çadër


Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi sot në “Top Story” se pret me padurim për të dalë nga një ëndërr, duke iu referuar detyrës së tij si Kreu i Shtetit.

Meta tha se shqetësimi i tij kur u zgjodh President ka qenë të bënte të mundurën që opozita të hynte sërish në Parlament.

Sepse ishin përpjekjet e disa ndërkombëtarëve dhe të Ramës që të linte në çadër opozitën dhe ato mos ishin pjesë e Parlamentit. Tani mezi po pres të dal nga një ‘ëndërr’. Presidenca ime nuk ka qenë normale sepse veçanërisht gjatë 3 viteve të fundit kam qenë i minuar gjatë ushtrimit të detyrës dhe i tradhtuar nga opozita, që më la të vetëm në përballjen me Kuvendin njëpartiak”, tha Meta.