Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Lartë i refuzon rekursin ish-ministrit Lefter Koka



Gjykata e Lartë e ka refuzuar rekursin e paraqitur nga ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, kundër Gjykatës së Apelit të Posaçëm që i ka sekuestruar pasurinë.

“Mospranim rekursi të paraqitur nga kërkuesi Lefter Koka, kundër vendimit të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.”- thuhet në vendimin e Gjykatës.

Kujtojmë se më parë Kokës i është rrëzuar edhe kërkesa për heqjen e masës së sigurisë për arrest me burg.

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka u arrestua më 14 dhjetor 2021 për aferën 4.9 milionë euro me inceneratorët në Fier dhe Elbasan. Sipas SPAK-ut, janë shkelur procedurat për dhënien e koncesioneve. Ndaj Kokës rëndojnë akuzat e ”shpërdorimit të detyrës”, “pastrim të parave” dhe korrupsion”. Hetimet disa mujore zbuluan se Koka favorizoi pronarët dhe administratorët e kompanisë lidhur me koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.