Gjatë konferencës së sotme për mediet, ish-kryeministri Berisha u ndal në diskutime për çështjen e Butrintit.
Sipas tij, në zonën e Butrintit një mik i kryeministrit Rama po ndërton një restort turistik. Ai u shpreh se ndërtimet do bëhen në vendin ku toka i duhej kthyer Kishës.
“Ju keni dëgjuar këto ditë për Butrintin. Është një aferë multidimensionale e paimagjinueshme.
Në territorin e gjirit të Manastirit në vend që toka, trualli, territori t’i rikthehet kishës dhe manastiri nuk është vetëm institucion kulti por edhe institucion i çmuar kulturor, aty po ndërton resortin turistik miku i Edi Ramës, ku vetë ai mund të jetë aksioner.
Duke uzurpuar pronën publike, Kepi i Stillos, laguna e cila është zonë e supermbrojtur, është dhënë për ndërtimin e 620 vilave ku pa asnjë diskutim lan paratë Edi Rama dhe qeveritarët e tij. 620 vila në Kepin e Stillos.”- u shpreh Berisha.