Vendosni fjalën kyçe....

Euronews Albania: SPAK-u nuk po heton as Metën e as Berishën


Nuk ka një procedim të regjistruar në emër të Ilir Metës apo Sali Berishës lidhur me dosjet e shumëpërfolura të ‘CEZ-DIA’, ‘21 janari’ apo ‘Gërdeci’.

Euronews Albania iu drejtua zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme dhe e pyeti nëse ka një hetim për ngjarjen e 21 janarit 2011 ku në bulevard u vranë 4 protestues të opozitës.

Përgjigjja zyrtare e SPAK ishte se nuk po e heton për këtë çështje. Euronews Albania e pyeti SPAK edhe dosjen CEZ-DIA, për të cilën  i vetmi person ende në burg është biznesmeni Kastriot Ismailaj, pronari i kopanisë DIA.

Në 2009 prokuroria kushte kapur një përgjim mes tij dhe Ilir Metës, ku supozohej që ky i fundit i kërkonte para. Por dosja u pushua dhe të gjitha materialet hetimore u asgjësuan në bazë të ligjit shqiptar.

Asnjë hetim nuk ka për Ilir Metën lidhur me këtë çështje, ishte përgjigja e SPAK për Euronews Albania.

Ndërsa për dosjen “Gërdeci” kjo prokurori ka një hetim dhe personi i vetëm që hetohet është Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes.

Prej tre javësh kryeministri Edi Rama kërkon nga SPAK hetimin e Sali Berishës dhe Ilir Metës.

VINI RE: Ky material është pronë intelektuale e Euronews Albania