Nga 16 maji nuk do të jetë më e detyrueshme mbajtja e maskës në fluturimet brenda Bashkimit Evropian . Këto janë udhëzimet e reja për sigurinë në udhëtim, të hartuara nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve dhe Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit.
Megjithatë, maska mbrojtëse mbetet dhe rekomandohet për këdo që kollitet ose teshtin dhe sipas udhëzimeve mbetet një nga mbrojtjet më të mira kundër transmetimit të Covid-19.
“Nga java e ardhshme, maskat nuk do të duhet të jenë më të detyrueshme në udhëtimet ajrore në të gjitha rastet, në përputhje me kërkesat në ndryshim të autoriteteve kombëtare në të gjithë Evropën për transportin publik”, tha Drejtori Ekzekutiv i EASA, Patrick Ky
Rregullat për maskat e fytyrës, megjithatë, do të vazhdojnë të ndryshojnë sipas linjës ajrore. Për shembull, fluturimet për në një destinacion ku përdorimi i maskës ende kërkohet në transportin publik duhet të vazhdojnë sipas rekomandimeve.