Vendosni fjalën kyçe....

Dje nuk i shkuan gazetarët, Ibsen Elezi mban konferencën: Dorëzova dy dokumente me faktet manipulative të votimeve në parti


Kandidati për drejtimin e Partisë Demokratike Ibsen Elezi, ka mbajtur konferencën për mediet të paralajmëruar një ditë më parë.

Ndryshe nga dje, këtë radhë në konferencë kanë qenë të pranishëm edhe disa gazetarë.

Ai tha se ka dalë në këtë konferenë për të bërë me dije mediet për dy kërkesa që i ka drejtuar Komisionit të Rithemelimit lidhur me manipulimin e votave në zgjedhjet e votimet brenda partisë.

“Së pari ju kërkoj ndjesë gazetarëve se unë nuk i di oraret mirëfilli dhe ndoshta duhet t’i kombinoj edhe me zyrën e shtypit. Por përderisa gjatë kësaj periudhe ka patur një ritmikë debati në lidhje me kandidaturën dhe në lidhje me procesin që po ndodh, unë mendoj se është me interes të sqarohet pak a shumë në vijim me opinionin publik, se kemi rënë me 20 vende në atë listën e shtypit të lirë.

Futem direkt në temë.

Dje kam dorëzuar dy dokumente të rëndësishme mendoj unë, që kanë të bëjnë me dy kërkesa që kam drejtuar Komisionit të Rithemelimit dhe Komisionit Elektoral si dhe kandidatit Sali Berisha.

Janë dy kërkesa që kanë të bëjnë mirëfilli me faktet manipulative të kryera nga kryetarja e Komisionit Elektoral Albana Vokshi, së bashku me një anëtar z.Eno Bozdo. Ka procesverbale që tregojnë se procesi ka qenë i manipuluar. Si dhe një listë me persona që janë në listën aktuale drejtuese të grupit të Rithemelimit, gjë të cilën unë e kam premtuar dhe në Kuend. Janë persona të implikuar në këtë proces manipulimi. E ka dëshmuar dhe deklarata e vetë z.Paloka se jo vetëm ai por e gjithë struktur drejtuese ka manipuluar procesin e votimit qoftë për zgjedhjen e z.Lulzim Basha por edhe për Kuvendin e Korrikut 2021, shtu siç ndodhi e njëjta skemë edhe në Kuvendin e 18 Dhjetorit 2021. Por kjo bëri shumë bujë se grupi i Rithemelimit e kontestoi. E shoh me shqetësim mos ragimin e grupit të Rithemelimit ndaj kësaj kërkese që ka të bëjë me manipulimin e votave dhe personat konkret të implikuar. Kjo tregon se demokracia ka prekur fundin…”-tha Elezi.

Kujtojmë se ditën e djeshme Elezi u revoltua pasi asnjë gazetar nuk u paraqit në Konferencën e njoftuar prej tij.