Vendosni fjalën kyçe....

Ushtria Ruse: Demokratët amerikanë përdorin fitimet e biolaboratorëve të Ukrainës për financimin e fushatave të tyre


Demokratët në SHBA kanë bashkëpunuar me kompanitë e mëdha farmaceutike dhe fondacionet e udhëhequra nga George Soros dhe Bill Gates për të ngritur kërkime biologjike në Ukrainë, duke e përdorur projektin për të gjeneruar fonde shtesë për fushatat e tyre zgjedhore.

Ky është pretendimi i fundit i ushtrisë ruse.

“Duhet të thuhet se ideologët e kërkimeve biologjike ushtarake të SHBA-së në Ukrainë janë drejtues të Partisë Demokratike.”- tha gjeneral-lejtnant Igor Kirillov të mërkurën në një konferencë për mediet, sipas RT.

Kirillov shtoi se qeveria e SHBA-ve krijoi një mënyrë për të financuar bio-kërkimet ushtarake drejtpërdrejt nga buxheti federal, por gjithashtu përdori garancitë e qeverisë për të mbledhur fonde nga “organizatat joqeveritare të kontrolluara nga udhëheqja e Partisë Demokratike.”

Si shembull i organizatave të tilla, ai përmendi emrat e Fondacionit të Bill dhe Melinda Gates, Fondacionit të Bill dhe Hillary Clinton, Shoqërisë së Hapur të George Soros dhe fondeve të investimeve, Fondacionit Rockefeller, EcoHealth Alliance dhe Rosemont Seneca Partners të Hunter Biden.

Skema e publikuar nga ushtria ruse

Kirillov përmendi gjithashtu Pfizer, Moderna, Merck dhe Gilead si “kompani të mëdha farmaceutike” të përfshira në këtë skemë, për të testuar medikamente duke anashkaluar standardet ndërkombëtare të sigurisë.

“Kjo zvogëlon koston e kërkimit dhe zhvillimit të tyre”, argumentoi Kirillov sipas të cilit rritja e fitimeve farmaceutike “i lejon udhëheqësit e Partisë Demokratike të marrin kontribute shtesë financiare për fushatat zgjedhore dhe të fshehin shpërndarjen e tyre”.

Kirillov theksoi se duke përdorur Ukrainën si një pikë testimi jashtë kontrollit ndërkombëtar dhe duke shfrytëzuar kapacitetet teknologjike të kompanive farmaceutike transnacionale, Pentagoni ka “zgjeruar ndjeshëm potencialin e tij kërkimor jo vetëm në fushën e krijimit të armëve biologjike, por edhe në marrjen e informacionit në lidhje me rezistencën ndaj antibiotikëve dhe praninë e antitrupave ndaj sëmundjeve të caktuara në popullata të rajoneve të veçanta.”

Ushtria ruse ka paraqitur edhe më parë prova të përfshirjes së qeverisë së SHBA-ve në biolabatorët ukrainas. Në fund të marsit, Kirillov tregoi dokumente që tregonin se djali i Presidentit aktual të SHBA-ve Joe Biden, Hunter, ishte i përfshirë në prokurimin e fondeve për disa nga projektet. Kirillov gjithashtu prezantoi dokumentacionin që tregonte se Kievi ishte i interesuar në pajisjen e dronëve për shpërndarjen e patogjenëve.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e RT/ Përshtati në shqip Hashtag.al