Vendosni fjalën kyçe....

“A jeni shqiptarë ju apo jo?” – Berisha kritikon maxhorancën për rrëzimin e rezolutës: Sot u bashkuat me Serbinë, Bjellorusinë dhe Rusinë


Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur përsëri në Kuvend, lidhur me rrëzimin e rezolutës së propozuar nga deputetë të PD-së për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë.

Berisha tha se sot u tregua tipari “më kardinal i narkoshtetit” në këtë Parlament. Ai tha se Parlamenti shqiptar iu bashkua Serbisë, Rusisë e Bjellorusisë duke mos e miratuar rezolutën. Ish-kryeministri iu drejtua deputetëve të Parlamentit se kjo ishte e turpshme.

“Tipari më kardinal i narkoshtetit u shfaq sot në këtë Parlament. Refuzimi i denoncimit të gjenocidit serb në Srbrenicë të cilin e ka dënuar Parlamenti Europian, Kongresi i SHBA-ve, çdo vend tjetër i lirë përveç Serbisë, Bjellorusisë dhe Vladimir Putinit. U bashkuat sot me ta në aktin më të turpshëm, më të paimagjinueshëm, duke qen vetë komb që ka pësuar gjenocide ciktike nga 1874 deri në vitin 1999. S’e ngritët dot dorën sepse dirigjenti juaj nuk u lejon. Sepse civiliteti ju mungon. Cilido të ishte urdhri, ai që vihet përballë gjenocidit i cili shënoi kulmin e krimeve, vrasjeve, përdhunimeve… të gjitha sëbshku. E ju ngritët ata kartonat e kuq duke u bërë qenie më të zeza se kurrë në jetën tuaj.

Çështë ajo mor?! A jeni shqiptarë ju apo jo?! Si mund të bënit një veprim të tillë?! ( Ermonela Felaj e njofton se i mbaroi koha). Një minutë.”– tha Berisha.

Felaj: Dy minuta është koha për replikë, nuk është më shumë

Berisha: Jo… është e vlefshme dhe për ju zonjë…

Felaj: Zotëri ju lutem lironi foltoren dhe uluni, fjala është për një koleg tjetër tani. Z.Çollaku e ka fjalën, ju lutem. Dy minuta kishit kohë, e llogaritnit që të flisnit dy minuta.

Berisha: Aty s’ka përfunduar.

Felaj: Zotëri ka përfunduar koha, nëpërmjet sinjalit akustik njoftoheni 30 sekonda para për përfundimin e kohës.