Vendosni fjalën kyçe....

OSBE për zgjedhjen e presidentit: Procesi gjithëpërfshirës synon të sjellë një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit


Vetëm tri ditë na ndajnë nga raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të ri dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar për këtë proces.

Në një postim në llogarinë zyrtare në Facebook, prezenca e OSBE-së në vendin tonë thotë se shprehet se po zhvillohet një proces gjithëpërfshirës, që synon të sjellë në postin më të lartë një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit.

“Ndërsa vendi fillon procedurat parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përshëndet një proces përfshirës, i cili do të sjellë në postin më të lartë një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit, sikurse përcaktohet në Kushtetutën e Shqipërisë.”- thuhet në njoftim.

Këtë të premte kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla do të zhvillojë disa takime në kuadër të këtij procesi, me përfaqësues të grupeve të ndryshme parlamentare.

Ai është takuar sot me Mesila Dodën në Kryesinë e Kuvendit, takim që ka nisur në orën 09:00.

Ndërkohë bisedimet me Fatmir Mediun kanë nisur në orën 10:00. Në kryesinë e Kuvendit është edhe Enkelejd Alibeaj, por takimi me të nuk është në axhendë.