Vendosni fjalën kyçe....

Idrizi nuk bie dakord me Alibeajn: Presidenti i Republikës duhet të jetë me eksperiencë politike


Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka dalë në një deklaratë për mediet pas takimit të tij e Mesila Dodës me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Idrizi para gazetarëve ka deklaruar për mediat se Presidenti i ri duhet të ketë eksperiencë politike, duke dalë kështu në kundërshtim me draftin e propozuar nga Enkelejd Alibeaj.

“Është detyrim kushtetues në mënyrën se si sillet Presidenti që në tre raundet e para duhet për konsesnus. Shqiptarët kanë nevojë për President konsensual. Theksuam që Presidenti i Republikës duhet të jetë një person me eksperiencë politike.

Ne gjetëm një vullnet të mirë. Vlen për ta verifikuar që nuk do të kemi një President të zgjedhur në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca. Ramë dakord që kemi hyrë në proces Kushtetues. Shqiptarët kanë nevojë që të fokusohemi në emra konkretë. Sigurisht në këtë proces janë shumë palë, është proces parlamentar. Duhet të bashkohemi te figura. Patëm dakordësi me deputetët e PS.”- tha Idrizi.

Kreu i PDIU-së tha se është detyrim që të zgjidhet një president me konsensus dhe se shqiptarët nuk duhet të lihen në terr por të hyjnë në emra konkretë.

“Ne jemi ftuar si një Grup parlamentar, unë kam qenë me siglën e PDIU. Ajo që bie ndesh në krahasim me përvojën se si është zgjedh presidenti, ka qenë traditë që të takohen partitë, sot kemi nevojë të hyjmë me emra konkret dhe të mos i lëme shqiptarët në terr dhe kemi detyrim të zgjedhim një person me konsensus.”- tha ai.