Deputeti i PD-së Luçiano Boçi, ka reaguar pas deklaratave të Enkelejd Alibeajt lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri.
Pas refuzimit të Fatmir Mediut dhe Shpëtim Idrizit, kriteret e paraqitura në emër të grupit parlamentar demokrat nga Alibeaj u hodhën poshtë edhe nga Boçi.
Sipas tij, Alibeaj po përpiqet të marrë atribute të paqena për t’i shërbyer qeverisë Rama.
“Kjo e folura dhe paraqitja e vendimeve personale në emër të Grupit parlamentar të PD-së përpos që është qesharake, mbetet një hile bajate, për të marrë atribute të paqena dhe për të mbajtur gjallë një përçarje që dihet se kujt i shërben.”- shprehet Boçi.
Ai thekson se “çdo përpjekje e Alibeajt për të paraqitur një opozitë false të emëruar nga Rama-Balla për të shpëtuar faqen e Ramës faqe botës, nuk pranohet.”
Deputeti i PD-së thekson se selia blu ka organet e saj vendimmarrëse dhe ka miratuar rezolutën për zgjedhjen e Presidentit në Këshillin Kombëtar, që u zhvillua vetëm pak ditë më parë.
KOMENTI I BOÇIT
Kjo e folura dhe paraqitja e vendimeve personale në emër të Grupit parlamentar të PD-së përpos që është qesharake, mbetet një hile bajate, për të marrë atribute të paqena dhe për të mbajtur gjallë një përçarje që dihet se kujt i shërben.
Grupi Parlamentar i PD nuk ka miratuar asnjë dokument kriteresh apo procedure për zgjedhjen e Presidentit, siç e paraqet z. Alibeaj.
Nuk ka pasur as vendim të Kryesisë grupit parlamentar, as mbledhje të grupit, as takim me kuorum për ta quajtur mbledhje grupi dhe as dakortësi në takimet pa kuorum.
Ky lloj keqpërdorimi i sinqeritetit dhe dëshirës së deputetëve të PD-së për të negociuar dhe propozuar Presidentin duhet të marrë fund.
PD ka organet e saj vendimmarrëse dhe ka miratuar rezolutën për zgjedhjen e Presidentit në Këshillin Kombëtar.
Grupi parlamentar është i unifikuar në idenë që është opozita ajo që duhet të propozojë.
Çdo përpjekje e Alibeajt për të paraqitur një opozitë false të emëruar nga Rama-Balla për të shpëtuar faqen e Ramës faqe botës, nuk pranohet.
Ne do të vazhdojmë misionin e PD-së për të përafruar qëndrimet për procesin dhe emrin me të gjithë partitë opozitare në nivel politik e parlamentar.