Komisioni i Rithemelimit ka zbuluar axhendën e fundjavës të dy kandidatëve për kreun e PD-së: ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Ibsen Elezit.
Kështu Berisha do ta nisë fushatën e tij sot nga qyteti i Elbasanit, ndërsa Elezi e nis të shtunën nga Kukësi.
“Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, njofton se në mbledhjen e tij dt. 13 maj 2022, në prani të përfaqësuesve të dy kandidatëve, u diskutua si pikë e parë e rendit të ditës kalendari i takimeve të kandidatëve.
Bëjmë me dije se turi i takimeve fillon sot.”- thuhet në njoftimin për mediet.
Komisioni ka njoftuar menjëherë degët përkatëse në lidhje me kalendarin e takimeve.
Kujtojmë se zgjedhjet do të mbahen më 22 maj 2022.
AXHENDA:
E premte, dt 13 maj 2022
Ora 17.00 – Z. Sali Berisha takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Elbasan.
E shtunë, dt 14 maj 2022
Ora 10.00 – Z. Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Kukës
Ora 11.30 – z. Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Has.
Ora 18.00 – z. Sali Berisha takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Fier