Automjeti i një punonjësi policie është djegur gjatë natës në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen “Tre Heronjtë”.
Sipas “uniformave blu” është djegur pjesërisht mjeti tip “Mitsubishi” në pronësi të shtetasit S. K., 54 vjeç. Makina ka qenë e parkuara para banesës së efektivit.
“Më datë 14.05.2022, rreth orës 04:00, në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër, është djegur pjesërisht mjeti tip “Mitsubishi” në pronësi të shtetasit S. K., 54 vjeç, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë Shkodër. Automjeti ka qenë i parkuar përpara banesës së këtij shtetasi.
Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”-njofton policia.
Balkan Web ka publikuar momentin kur autori i djegies së automjetit të efektivit të policisë së Shkodrës Sokol Kroni i vë flakën makinës.
Ai afrohet me kapuç në kokë, te makina që ndodhet e parkuar para një banese dhe pas disa sekondave ajo shpërthen në flakë.
Nga flakët madje rrezikon jetën dhe vetë autori, teksa shihet se ia mbath më pas vrapit i trembur.