Vendosni fjalën kyçe....

I shpallur në kërkim ndërkombëtar në Suedi, 30-vjeçari nga Kosova arrestohet në Shkodër


Një shtetas i Kosovës i shpallur në kërkim nga autoritetet e Suedisë është ndaluar në Muriqan ditën e sotme.

Shtetasi Bindi Agolli është dënuar nga Gjykata e Jankoping me 2 vite e 4 muaj burg për veprat penale “Mashtrimi”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Vjedhja” dhe “Shkelja e ligjit për narkotikët.

Shërbimet e Kontrollit Kufitar në Muriqan, kanë vënë në pranga një person të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Shtetasi Bindi Agolli , 30 vjeç, banues në Kosovë, ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Jonkoping/Suedi, me vendimin e datës 29.04.2021, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vite e 4 muaj burgim, për veprat penale “Mashtrimi”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Vjedhja” dhe “Shkelja e ligjit për narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal i Suedisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, me qëllim ekstradimi në shtetin suedez”-njofton policia.