Vendosni fjalën kyçe....

Ibsen Elezi: Berisha po u shmanget debateve ballë për ballë, rikthimi i tij në krye të PD-së ‘rrugë qorre’


Kandidati për kreun e PD-së Ibsen Elezi e ka quajtur ‘rrugë qorre që nuk të çon askund’ rikthimin e Sali Berishës në krye të partisë.

Ai e bëri deklaratën gjatë një takimi me mbështetësit në Kukës.

Elezi theksoi se Berisha po u shmanget debateve ndërsa pohoi se përballë PD-së është kryeministri Rama e PS-ja që janë tejet të organizuar.

“Pse Berisha i shmanget debateve, që kam kërkuar të kemi përballë. Rruga e tij është një rrugë qorre, nuk na çon askund, duhet të bëjmë gjithçka për të shtrirë numrin e anëtarësisë sonë. Na duhet një mekanizëm që të përballemi me këtë sistem që kemi përballë. Kemi të bëjmë me një kundërshtar që është i organizuar, në të gjitha nivelet. Nuk mund të kemi kurrsesi bashkëpunim me Ilir Metën, sepse është një parti që i përket boshtit të majtë, ne po bëjmë politikë këtu, nuk po bëjmë biznes, nuk duhet të jetë qëllim primar qenia në pushtet. Edi Rama nuk e ka krijuar vetëm hegjemoninë e tij në Shqipëri, e ka krijuar së bashku me këta të tjerët.” – tha ndër të tjera Elezi.