Sot është afati i fundit për të dorëzuar propozimet për kandidatët për postin e presidentit të Republikës. Afati është deri në orën 16:00.
Maxhoranca ka paralajmëruar se nuk do të çojë asnjë emër kandidati për president në raundin e parë të votimit që nis nesër në orën 17:00, duke i hapur rrugën opozitës.
Por edhe opozita duket se ende nuk kanë gjetur një konsensus për emrin e kandidatit të tyre, pavarësisht se kanë premtuar të jenë të bashkuar dhe të dalin me një emër konsensual.
Ditën e premte, pas takimit në Kryesinë e Kuvendit me maxhorancën, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu tha se nuk kishte shumë gjasa që të hënën të kishte një emër për të votuar. Të njëjtën gje tha dhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.