Vendosni fjalën kyçe....

“A kam plumb në kokë?”- Del videoja pas atentatit në Lezhë


Publikohet një video nga momentet e para pas sulmit që ndodhi mbrëmë në Lezhë, ku dy të rinj i shpëtuan një atentati me armë zjarri.

Sikurse vihet re në videon e publikuar nga “Balkanweb”, qytetarët iu vijnë në ndihmë dy të rinjve të cilët kanë dalë nga mjeti i tyre në gjendje të rënduar psikologjike. Qytetari në video që filmon sugjeron njërit prej personave të qëlluar, që të ikë te lokali afër rrugës. E ai e pyet nëse është plagosur apo jo në kokë, ndërkohë që ky i fundit i thotë që jo.

Biseda: Qytetari: Eja te lokali. E thirrëm mjekun, e thirrëm policinë
I riu: A s’kam plumb në kaptinë?
Qytetari: Jo jo, ske gjë

Atentati i një nate më parë ndaj kushërinjve Blerim dhe Klisman Preçi në Lezhë vijon të mbetet pa autor. Ka qenë shoferi 28-vjeçar, Blerim Preçi, i cili në gjendje shoku ka telefonuar policinë dhe ka njoftuar se mbi mjetin e tij është qëlluar me breshëri plumbash.

Policia ka ushtruar kontrolle të shumta në zonën e bregut të Matës dhe fshatrat e Kurbinit por pa arritur të bien në gjurmët e autorëve të sulmit.

Pas ngjarjes 10 persona janë shoqërurr në komisariat për t’u arrë në pyeetje, por deklarimet e tyre nuk e kanë ndihmuar grupin hetimor. Blerim dhe Klisman Preçi kanë deklaruar se nuk kanë konflikte, ndërsa dyshimet janë se shënjestër e atentatit të ketë qenë 28-vjeçari Blerim Preçi i cili sapo ishte kthyer nga Belgjika.