Pas fitores së Ukrainës, organizatorët e “Eurovision 2022” në Torino kanë publikuar rezultatet zyrtare të të gjitha netëve, ku janë detajuar votat që kanë dhënë juritë dhe publiku për secilën këngë (kliko këtu).
Kështu, në natën e parë gjysmëfinale Ronela Hajati me këngën “Sekret” është renditur në vendin e 12-të nga 17 konkurentë në natën e parë të Eurovision, duke mos e kapur dol finalen.
Sikurse vihet re nga tabela, kënga e Ronelës ka marrë gjithsej vetëm 58 pikë, ndërkohë që Islanda e kualifikuara e fundit e asaj nate ka marrë 103 pikë.
Pra ajo që e ka djegur Ronelën ka qenë vlerësimi i jurisë profesioniste, e cila nga 58 pikë në total i ka dhënë vetëm 12 pikë.
Ndërkohë publiku grek ka qenë i vetmi që i ka dhënë asaj pikët maksimale, 12 pikë publiku dhe 12 pikë juria profesioniste greke. Megjithatë në mbrëmjen finale, juria shqiptare nuk ia ktheu “nderin” duke i dhënë 0 pikë, por publiku shqiptar e mbështeti përfaqësuesen greke me 12 pikë nga televotimet.
Pas përfundimit të spektaklit mbrëmjen e kaluar, këngëtarja shqiptare ka reaguar përmes një postimi në “Twitter” ku shkruan “Wtf”, apo “Çfarë dreqin?!”.
Wtf?
— Ronela Hajati (@RonelaHajati) May 14, 2022
Nuk dihet nëse Ronela e ka konsideruar fitoren e Ukrainës të padrejtë pasi ajo publikisht ka mbështetur përfaqësuesen e Spanjës, apo është e irrituar me vlerësimin e ulët që i është bërë asaj, pavarësisht se performanca e saj ka qenë e dyta më e klikuar pas Ukrainës.
Pikët për Shqipërinë:
- Juria -12 pikë
- Zvicra – 8 pikë
- Sllovenia – 6 pikë
- Bullgaria – 1 pikë
- Kroacia – 2 pikë
- Austria – 2 pikë
- Greqia – 12 pikë
- Armenia – 2 pikë
- Franca – 5 pikë
- Italia – 8 pikë