Vendosni fjalën kyçe....

Ibsen Elezi fushatë në Laç, por me foton e Berishës në sfond


Rivali i vetëm i Sali Berishës në zgjedhjet e 22 Majit për kreun e PD-së Ibsen Elezi, ka vijuar fushatën në ditën e dytë të saj.

Këtë të dielë Elezi u ndal në Laç ku u takua me bazën. Mirëpo në pamjet e publikuara, një detaj tërhoqi më shumë vëmendjen. Fotoja e Berishës e varur në mur, ndërkohë që ai fliste pikërisht kundër Berishës.

Ndërsa fliste me anëtarët e kësaj dege, Elezi deklaroi se duke qenë parti e djathtë demokratët duhet të futen në garë me njëri tjetrin dhe ai që të jetë më i zoti le të marrë drejtimin.

“Ne si parti jemi parti jemi parti e djathtë. Duhet të futemi në garë. Kush është më i zoti del atje. Unë këtë debat e kam me Berishën prej kaq kohësh. Pas 8 Janarit unë personalisht ia kam thënë.. Procesverbali i manipuluar sy më sy.”- tha Elezi.