Vendosni fjalën kyçe....

Vetëm 2 orë zgjati, protestuesi britanik sulmon me vezë statujën e re të Margaret Thatcher (PAMJET)


Një protestues i ka gjuajtur me vezë sstatujës së Margaret Thatcher vetëm dy orë pasi u prezantua.

Siç shkruan “Daily Mail”, një burrë i paidentifikuar u shfaq pas vendosjes së monumentit në Grantham duke hedhur katër vezë, njëra prej të cilave goditi statujën dhe më pas u largua nga skena. Kjo në një kohë kur monumenti po ruhej dhe me kamera sigurie.

 

Statuja e kryeministres së parë grua në Britani u zbulua pas dy vitesh vonesa dhe disa kërcënimeve nga protestuesit për t’u përfshirë në një “garë hedhjeje vezësh” drejt monumentit.

Monumentit iu vu veto nga pozicioni i tij i planifikuar fillimisht në Sheshin e Parlamentit, Westminster.

Statuja mbrohej nga një gardh i madh metalik dhe kamera sigurie, por kjo nuk e pengoi protestuesin të sulmonte me vezë.

Në shkurt të vitit 2019, një komitet planifikimi në qytetin Lincolnshire votoi njëzëri në favor të statujës me vlerë 300 mijë paund përpara se zbulimi i saj të shtyhej nga pandemia Covid-19.

Statuja tani është ngritur në një bazament graniti 10 metra të lartë në qytetin e Baroneshës Thatcher në Grantham, Lincolnshire.