Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: Qeveria varrosi Reformën Territoriale me centralizimin e ujësjellësve, i rrëmbeu kompetenca pushtetit lokal


Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar pas vendimit të qeverisë për të reduktuar numrin e ndërmjarjeve të ujësjellsave në vetëm 15 në të gjithë Shqipërinë.

Vasili thotë se kjo ka varrosur pushtetin lokal duke i rrëmbyer kompetenca.

Sipas Vasilit tashmë Reforma Territoriale u varros dhe u shkel me këmbë nga qeveria.

Rrëmbimi i ujësjellësve nga qeveria, varrosje dhe poshtërim i pushtetit lokal!

Qeveria i rrëmben Pushtetit Lokal ujësjellësit dhe i përqendron ne duart e saj ne 15 shoqëri ku shumicën e aksioneve i ka Qeveria.

Trajtimi i Pushtetit Lokal si një lecke këpucësh është flagrant.

Qeveria si krye hajdutë e certifikuar dhe si një mekanizëm super i korruptuar rrëmben ujësjellësit, që ti këtë në një dore dhe të grabisë me kollaj gjithçka.

Reforma territoriale e vitit 2015 u varros përfundimisht dhe u shkel me këmbë.

Pushteti lokal u zhvesh nga funksionet, u atrofizua dhe në të kundërt të decentralizimit ju rrëmbyen edhe ato kompetenca, që kishte.

Kur nuk administron dot as ujin e pijshëm ç ‘dreq Pushtet Lokal është ky?”-shkruan Vasili.

Ai më tej e konsideron pushtetin lokal një shpërndarës rrogash për militantët.

Ky Pushtet Lokal është thjesht një shpërndarës banal rrogash për militantet e punësuar për ti lëshuar rrugëve kur ka fushata zgjedhore.

Pushtet Lokal, që shton mijëra punësime, shumë më shumë se para reformes se vitit 2015 kur ishin 19 625 të punësuar dhe sot që janë gati dyfishi rreth 35 mijë dhe nuk administron dot as ujësjellësit e Bashkive të tyre.

Pas kaq vitesh në pushtet dështimi total i Ramës dhe rilindjes, ato sot centralizojnë në mënyrë idiote edhe ujësjellësit duke i venë vulën hajdutërisë në çdo nivel.

Çdo vend normal shkon drejt decentralizimit si një proces pa kthim dhe në të mirë dhe sa më afër qytetareve, ndërsa në pushtetin e Ramës ndodh e kundërta.

Qeveria e Ramës, që ka çuar Shqipërinë në vendin e dytë në botë për korrupsionin, bën pre të oreksit te saj te pangopur edhe ujesjellsat.

Përfundimisht Shqipëria nuk ka pushtet lokal.

Këta Kryetare Bashkie rilindas në 60 bashki, që nuk reagojnë kur i poshtërojnë në këtë farë feje, janë thjesht ca lengaraqë politikë të përdhunuar nga Rama për një copë karrige”-shkruan Vasili.