Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria memo bashkëpunimi për gazin me komaninë amerikane e atë bullgare, i pranishëm ish-sekretari amerikan Pompeo


Shqipëria ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për diversifikimin e furnizimit me gaz natyror në Shqipëri përmes Termocentralit të Vlorës, pjesës gazifikuese përmes portit lundrues në Vlorë.

Në fjalën e saj, ministrja e Energjisë Balluku tha se për shkak të zhvillimeve gjeopolitike dhe të qenit anëtare e NATO-s i kanë dhënë Shqipërisë një pozicion mjaft të fortë lidhur me çështjen e energjisë në rajon dhe projekti nuk do i shërbejë vetëm Shqipërisë po mbarë rajonit.

Memorandumi është nënshkruar mes kompanisë shqiptare Albgaz, asaj amerikane Linden Energy dhe kompanisë bullgare Obergas.

Në nënshkrimin e memorandumit ishte i pranishëm edhe ish-Sekeretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

“Këtij projekti tonë i afrohen partnerë të njohur në fushën e gazit edhe në SHBA siç është Linden Group. Sot ne do nënshkruajmë një memorandum. Albgaz do i japë një hap më tej këtij bashkëpunimi. Fakti që këtu është sekretar Pompeo i jep një shtysë më të madhe këtij projekti. Situata ka ndryshuar dhe zhvillimet gjeopolitike i kanë dhënë Shqipqrisë një pozicion mjaf të fortë qoftë për shkak të pozicion gjeografik qoftë si anëtare e NATO-s.” – tha Balluku.