Vendosni fjalën kyçe....

Çfarë ndodhi në veprimtarinë e organizuar për 100-vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri


Sot në Tiranë u zhvillua një veprimtari për të kremtuar 100-vjetorin e marrëdhënieve mes SHBA-së e Shqipërisë.

Zhvillimi i veprimtarisë përkoi me vizitën e ish-Sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo në Tiranë.

Ai ndodhet në Tiranë si person privat dhe jo në një vizitë zyrtare megjithatë ai ishte ftuar të merrte pjesë.

Pompeo shprehu mbështetjen e tij ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila prej shumë kohësh është në një kurs të fortë përplasjeje me ish-kryeministrin Berisha dhe grupin e deputetëve që e mbështesin.

Mbështetja e Pompeos është vijim i mbështetjes zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit ndaj ambasadores Kim, i shprehur kohë pas kohe nga zyrtarë të lartë të DASH-it.

Më herët ish-Sekretari mori pjesë në nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi për gazin mes kompanisë shqiptare Albgaz, asaj amerikane Linden Energy dhe kompanisë bullgare Obergas.

Një element tjetër që ra në sy në këtë veprimtari të organizuarishte pjesëmarrja e kreut të grupit parlamentar të PD-së Alibeaj, ish-nënkryetares Jorida Tabaku, nënkryetarit të parlamentit Agron Gjekmarkaj e deputetit Ferdinand Xhaferraj, që përfaqësuan zyrtarisht selinë blu në këtë ngjarje dhe bënë edhe përshëndetjet e rastit.

Gjatë fjalës së tij, Alibeaj foli për një ngërç në marrëdhënies mes PD-së e SHBA-së ku nuk ngurroi të shigjetonte ish-kryeministrin Berisha si shkaktarin e saj.

Ai tha se kjo marrëdhënie ishte dëmtuar nga persona me mentalitet komunist, të korruptuar që kanë vënë interesat personale mbi ato të shqiptarëve.

Në veprimtari e morën fjalë një sërë zyrtarësh e ish-zytarësh të qeverisë e PS-së ndërsa selia blu u përfaqësua nga katërshja Alibeaj-Tabaku-Gjekmarkaj-Xhaferraj.