Mafia shqiptare punon për grupin famëkeq të Ndranghetës. Kështu ka deklaruar kreu i Drejtorisë Investigative Antimafia (DIA), Maurizio Vallone.
“Mafia shqiptare është nënkontraktuar nga ‘Ndrangheta’ në menaxhimin e për trafikut të drogës në zonën e Ligurias”- këto ishin fjalët e Vallone, sipas Ansa.it.
Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një aktivitetit të organizuar me rastin e 30-vjetorit të departamentit të hetimit antimafia. Ai foli për shtimin e kontrolleve kryesisht në Genova.
“Për mbi tridhjetë vjet Liguria ka parë praninë e të gjithë mafiozëve. Por hetuesit kanë arritur të përballen me ‘infiltrimin’.
Genova është një port që kohët e fundit ka qenë nën mbikëqyrje të ngushtë nga hetuesit dhe këtë e dëshmojnë sasitë e mëdha të drogës të sekuestruara. Aty ku ka më shumë sekuestrime, kjo është për shkak se ka më shumë vëmendje. Konfiskimet e fundit në portin në Genova nuk tregojnë domosdoshmërisht se ka pasur një rritje të tranzitit të drogës në këtë aeroport, por kapacitetet hetimore janë përmirësuar. Krimi i organizuar duhet goditur edhe nëpërmjet rrëmbimeve që lejojnë dëmtimin e organizatave kriminale.”– tha ai.