Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja në Durrës, kjo ishte përplasja e dytë mes autorit të dyshuar dhe Ardit Kërtushës


Të tjera detaje kanë dalë lidhur me plagosjen me armë zjarri të ndodhur mesditën e sotme në Durrës.

Sipas televizionit “News 24”,  ish-kandidati i PS-së në Durrës Ardit Kërtusha në dëshminë e dhënë nga spitali, ka treguar se kjo ka qenë përplasja e dytë e tij dhe e personit që e plagosi.

Megjithëse policia ende nuk ka bërë publik emrin e të dyshuarit, po punon për kapjene tij.

Kërtusha ndodhej në lokalin e një personazhi të njohur në zonën e Currilave në Durrës, kur ka nisur përplasja. I dyshuari ka hyrë më lokalin ku ai po qëndronte dhe e ka plagosur me në këmbë. Më pas ai është larguar në këmbë, ndërsa i plagosuri është transportuar në spital.

31-vjeçari ka treguar se ai autori i plagosjes kanë pasur probleme pronash dhe janë përplasur fizikisht edhe para 3 javësh.

Kujtojmë se Ardit Kërtusha ka qenë ish-kandidat për kryetar të PS-së në Durrës disa vite më parë. Por hoqi dorë nga gara. Më pas në fushatën zgjedhore të 25 prillit të vitit 2021, iu bashkua PD-së dhe u shfaq në disa takime elektorale përkrah Lulzim Bashës dhe drejtuesve lokalë demokratë.