Vendosni fjalën kyçe....

Ukraina urdhëron luftëtarët e ngujuar në fabrikën ‘Azovstal’ të dorëzohen


Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës konfirmoi në rrjetet e tij të mediave sociale të martën në mbrëmje se ushtarakët e tij të strehuar në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol janë urdhëruar të dorëzohen.

“Garnizoni ‘Mariupol’ ka përfunduar misionin e caktuar luftarak. Komanda më e lartë ushtarake lëshoi ​​një urdhër për komandantët e njësive të vendosura në Azovstal për të shpëtuar jetën e personelit.” – shpjegohet në deklaratën e ushtrisë ukrainase. Sipas Kievit, ushtarët në Azovstal bënë të mundur që Rusia të mos vepronte në rajone të tjera duke qenë e përqendruae aty.

“Falë veprimeve të Forcave të Armatosura të Ukrainës, inteligjencës, si dhe grupit negociator, Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe OKB-së, ne kemi shpresë se do të jemi në gjendje të shpëtojmë jetën e djemve tanë. Dua të theksoj se Ukrainës i duhen të gjallë heronjtë ukrainas. Ky është parimi ynë. Mendoj se çdo njeri i përshtatshëm do i kuptojë këto fjalë. Për të kthyer ushtrinë tonë në shtëpi, puna vazhdon dhe kjo punë kërkon delikatesë dhe kohë.” – tha presidenti i vendit Zelensky.

Një pjesë e madhe e trupavetë vendosura aty janë anëtarë të Regjimentit neonazist Azov. Uniformat ushtarake të grupit kanë shenja naziste dhe anëtarët e tij janë fotografuar me tatuazhe simbolesh si svastika.

Faza e parë e dorëzimit përfundoi të hënën ku 264 ushtarë u larguan nga Azovstal. Tani ka 53 ushtarakë të plagosur në një spital në Novoazovsk dhe 211 ushtarë në Yelenovka, që të dy janë pjesë e Republikës Popullore të Donetskut.

Burimet ruse kanë vlerësuar se rreth 2200 njerëz janë bllokuar në bodrumet e kompleksit të madh Azovstal. Vendi është i gjatë 11 kilometra katrorë dhe seksionet e tij nëntokësore janë projektuar për t’i bërë ballë një sulmi bërthamor.

Sipas zv/ministres së mbrojtjes së Ukrainës, Anna Malyar dhe Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, ata që do të dorëzohen do të shkëmbehen me robër rusë të luftës të zënë rob nga Kievi. Megjithatë, kushtet e shkëmbimit nuk janë vendosur ende.