Vendosni fjalën kyçe....

Parlamenti i Finlandës voton “PO” për t’u bashkuar me NATO-n


Parlamenti i Finlandës miratoi sot me shumicë dërrmuese një propozim për të aplikuar për anëtarësim në aleancën ushtarake të NATO-s, një ndryshim politik historik i nxitur nga pushtimi rus i Ukrainës.

Presidenti Sauli Niinisto dhe qeveria vendosën zyrtarisht të dielën që Finlanda do të aplikonte për anëtarësim, por vendimi ishte në pritje të miratimit nga parlamenti.

Siç shkruan Reuters, nga 200 ligjvënës në total, 188 votuan pro dhe tetë ishin kundër aplikimit për anëtarësim në NATO.

Ministri i Jashtëm Pekka Haavisto tha se vendimi nuk ishte arsye për të festuar sepse “ka luftë në Evropë”.

“Anëtarësimi i Finlandës në NATO nuk do të ndryshojë mendimin tonë bazë se ne gjithmonë do të kërkojmë zgjidhje paqësore dhe ne jemi një komb paqedashës që do të kërkojmë para së gjithash zgjidhje diplomatike për çdo konflikt.”– tha ai gjatë debatit.

Kundërshtarët e aplikimit përfshinin disa ligjvënës nga Aleanca e Majtë, pjesë e koalicionit pesëpartiak të Finlandës. Mes tyre përmendim Markus Mustajarvi i cili e kundërshtoi vendimin me një kundërpropozim që rezultoi në votim.

“Kufiri ynë do të bëhej kufiri midis aleancës ushtarake dhe Rusisë. Tensionet e reja nuk do të ishin një rrezik vetëm gjatë procesit të aplikimit, por një kusht i ri dhe i përhershëm i politikës sonë të jashtme dhe të sigurisë.”– tha ai.