Gjykata e Apelit cakton gjyqtarin që do të shqyrtojë kërkesën e Komisionit të Rithemelimit.
Kështu mësohet se gjyqtarja Elona Toro është përzgjedhur me short të shqyrtojë ankesën e PD-së për të mos pranuar ankimimin e bërë nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj. Ndërkohë që Genti Shala dhe Edlira Petri janë gjithashtu pjesë e trupës.
Kujtojmë se gjyqtari Agron Zhukri vendosi të regjistrojë vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit të PD-së. Por Alibeaj e ankimoi vendimin e tij. Gjykata vendosi që ta shqyrtojë kërkesën e Alibeajt.
Pak para se të niste seanca e sotme, Gjykata e Apelit në një reagim për mediat kërkoi që të ndalen sulmet politike ndaj organeve të drejtësisë.
“Referuar deklaratave tashmë të bëra publike, që shkojnë përtej debatit të brendshëm partiak, apo edhe opinioneve të shfaqura lidhur me këto zhvillime, Gjykata e Apelit Tiranë, e përgjegjshme për funksionin që i është ngarkuar, konsideron të papranueshëm çdo reagim dhe deklarim paragjykues, sulmues apo denigrues që synon të ushtrojë ndikim në marrjen e një vendimi të caktuar mbi këto çështje.”- thuhej në dekaratën e Gjykatës së Apelit të shpërndarë në media.