Vendosni fjalën kyçe....

Elon Musk e thotë hapur: Kësaj radhe votoj për republikanët (VIDEO)


Themeluesi i Tesla-s, Elon Musk, ka thënë se do të votojë për kandidatët republikanë në zgjedhjet e ardhshme në SHBA.

Gjatë një interviste të zhvilluar këtë javë për podcastin All-In në Majemi, miliarderi u shpreh se ai nuk ka ka votuar asnjëherë për një republikan, por nuk mund të jetë më përkrah demokratëve.

“Unë do ta klasifikoja veten si një i moderuar, as republikan apo demokrat. Dhe në fakt, unë kam votuar me shumicë dërrmuese për demokratët historikisht. Mund të mos kem votuar kurrë për një republikan, thjesht për të qenë i qartë. Tani në këto zgjedhje do t’a bëj.”– tha Musk duke shkaktuar reagime nga personat në studio.

Musk foli edhe për ofertën e tij për të blerë platformën e mediave sociale “Twitter” për 44 miliardë dollarë.

Ai u shpreh se kjo “nuk është një marrje e krahut të djathtë, siç mund të kenë frikë disa njerëz në të majtë”. Në vend të kësaj e quajti atë “një kontroll nga krahu i moderuar” dhe një ” përpjekje për të siguruar që njerëzit e të gjitha bindjeve politike të ndjehen të mirëpritur në një shesh dixhital të qytetit.” Ai tha se Twitter aktualisht ka një “paragjykim shumë të së majtës”.

Gjatë së njëjtës intervistë, Musk bëri deklaratën se presidenti Joe Biden është “shumë i kapur nga sindikatat” ndërsa theksoi se “presidenti i vërtetë është ai që kontrollon teleprompterin”, jo ai që e lexon atë.