Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama flet më shumë me pasion për kanabisin se për grurin. Opozita pasive, nuk ngjallte shpresë


Sali Berisha është ndalur në Berat ditën e sotme në fushatën për zgjedhjet që organizohen nga Komisioni i Rithemelimit në PD.

Berisha sulmoi Ramën dhe opozitën e Bashës nga Berati.

Ai përmendi emigracionin masiv të shqiptarëve dhe kanabisin si dy fusha të cilat e kthyen Shqipërinë në delen e zezë të rajonit gjatë qeverisjes së Ramës.

Ish-kryeministri tha se Basha bëri një opozitë pasive dhe nuk ngjallte shpresë.

“Pazaret e pandershme të ish-kryetarit dhe një grusht drejtuesish. Ne kaluam 9 vite të vështira dhe të pamerituara. Kjo qeverisje kalonte nga skandali në skandal, nga rekordi i zi në rekordin e zi. Patën një qeverisje e cila sipas të gjithë treguesve e shndërroi Shqipërinë në delen e zezë të rajonit për rekordet e zeza. Në një kohë kur Europa shikonte si problem emigracionin nga Siria dhe Afganistani, herë-herë Shqipëria zinte vendin e parë për emigracionin, duke mos qenë në luftë dhe me potenciale të jashtëzakonshme. Shqipëria sot është rruga kryesore e heroinës në Europë. Kryeministri ynë flet për kanabisin më me pasion se për grurin, se për fikun se për arrat.

Opozita e pasivitetit, por edhe pazaret e saj nuk ngjallte shpresë. Kur ju shkonit për të protestuar Basha merrte mesazhin dhe nuk guxonte të përmende emrin e kundërshtarit para jush. 

Ne në 25 prill ishim 620 mijë shqiptarë. Pas kësaj Basha do të angazhohej për llogari të qeverisë në veprime anti-ligjore në parti.”, tha a