Një person ka humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Milot-Mamurras.
Mjeti ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Rinasit por ka dalë nga rruga e për pasojë ka humbur jetën një grua, shkruan BW.
Në mjetin taksi po udhëtonin përveç viktimës edhe bashkëshorti e tre fëmijët të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Ndërsa personat e tjerë në mjet kanë mbetur të plagosur.
Njoftimi
“Rreth orës 04:30, në aksin rrugor Milot – Mamurras, në afërsi të Mbikalimit të Sanxhakut, shtetasi L.D. 40 vjeç, drejtues mjeti Taxi, ka humbur kontrollin mbi drejtimit e automjetit të tij, duke dalë jashtë rruge. Si pasojë, ka ndërruar jetë shtetasja P.Gj. 56 vjeçe, e cila ishte pasagjere, si dhe janë lënduar drejtuesi i mjetit me 3 pasagjerët e tjerë, shtetasen A.Gj. 30 vjeçe dhe 2 fëmijë, që ndodhen në spital nën kujdes mjekësor. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.”