Shkrimtari Visar Zhiti, ish-prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, ish-ambasadori Arben Çeku, Koloneli Dritan Demiraj e ish-deputeti e arkeologu Neritan Ceka janë disa nga emrat që përfliten si kandidatë të mundshëm nga ana e opozitës së përfaqësuar nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Alibeaj.
Ky i fundit është takuar në zyrat e Kuvendit me aleatët Agron Duk e Mesila Doda ndërsa në mesditë ka thirrur mbledhjen e grupit parlamentar.
Pasi emrat të kalojë diskutimet mes deputetëve fituesit do propozohen zyrtarisht si kandidatë për president në raundin e dytë, që është caktuar për të hënën në orën 18:00.