Presidenti kroat Zoran Milanoviç planifikon të udhëzojë përfaqësuesin e përhershëm të vendit në NATO që të bllokojë pranimin e Finlandës dhe Suedisë në organizatën e udhëhequr nga SHBA, tha ai të mërkurën.
Kundërshtimi do kthente vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar ndaj problemeve me të cilat përballen kroatët etnikë në Bosnjë Hercegovinën fqinje, u tha Milanoviç gazetarëve. Sipas ligjeve të tanishme zgjedhore, përfaqësuesit kroatë priren të zgjidhen me votat e muslimanëve boshnjakë e Zagrebi po shtyn ta rishikojë këtë.
“E kam thënë edhe më parë, kroatët në Bosnje janë më të rëndësishëm për mua se i gjithë kufiri ruso-finlandez.” – tha Milanoviç.
Stokholmi dhe Helsinki thyen zyrtarisht historinë e tyre të asnjanësisë më 15 maj dhe aplikuan për anëtarësim në NATO. Megjithatë, pranimi i vendeve të reja në bllok kërkon pëlqimin njëzëri të të gjithë anëtarëve.
Turqia ‘po trego se si luftohet për interesat kombëtare.” – tha Milanovic, duke treguar kundërshtimin e Ankarasë ndaj çdo marrëveshjeje që pranon Suedinë dhe Finlandën në NATO derisa ata të denoncojnë ‘terroristët dhe bashkëpunëtorët e tyre’ të lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe Fronti Popullor Çlirimtar (DHKP/C), mes kërkesave të tjera.
“Turqia me siguri nuk do e pranojë kërkesën e Suedisë e Finlandës përpara se të marrë atë që dëshiron.” – tha presidenti kroat.
Komentet e fundit të Milanoviçit e kanë shtuar edhe më shumë tendosjen mes tij dhe qeverisë së kryeministrit Andrej Plenkoviç, të cilin ai e ka akuzuar për dështimin e mbrojtjes së interesave kroate, njoftoi gazeta lokale e lajmeve N1.
Ministri i Jashtëm kroat Gordan Grlic-Radman i tha radios shtetërore të mërkurën se përfaqësuesit të përhershëm të Kroacisë në NATO Mario Nobilo i është thënë tashmë që ‘të miratojë kërkesën për anëtarësim të Finlandës dhe Suedisë’ dhe ‘do i jepet autorizimi për të nënshkruar një protokoll që do të pasojë në ditët e ardhshme’.