Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni i Rithemelimit kallëzon penalisht kryetarin dhe kancelarin e Gjykatës së Tiranës: Qëllimisht nuk na komunikojnë vendimin e gjyqtares Muça


Komisioni i Rithemelimit ka kallëzuar penalisht kreun e Gjykatës së Tiranës, Flamur Kapllanin si dhe kancelarin, Donald Xhelili.

Kjo për shkak se ende nuk iu është dhënë vendimi i zbardhur i gjyqtares Blerina Muça e cila pranoi kërkesën e Enkelejd Alibeajt për të shqyrtuar ankimimin e tij.

“Në vijim të qëndrimit të bërë publik nëpërmjet deklaratës së ditës së diel, dhe në mungesë të reagimit ligjor dhe institucional nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Partia Demokratike e Shqipërisë ka paraqitur sot kallzim penal ndaj kryetarit dhe kancelarit të gjykatës së Tiranës, të cilët në mënyrë të qëllimshme ende nuk i komunikojnë zyrtarisht Partisë Demokratike vendimet gjyqësore të cilat cenojnë interesa të ligjshëm të saj.

Partia Demokratike bën thirrje për organet ligjzbatuese që të hetojnë dhe vënë para përgjegjesisë ligjore këdo i cili me veprime të paligjshme tenton të ndikojë proceset ligjore në shqyrtim nga gjykatat, pavarësisht pozicionit që mban!”-thuhet në njoftimin e Komisionit të Rithemelimit.