Presidenti Ilir Meta, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për shkrimin e gazetës austriake Kronen Zeitung, sipas të cilës ai ka paguar 700 mijë dollarë për lobim në SHBA dhe bashkëshortja, Monika Kryemadhi, ka shpenzuar shifra të majme për operacione estetike.
Lidhur me aludimet në mediet shqiptare se personi që ka folur me gazetën është Vojsava Ismailaj, bashkëshortja e Kastriot Ismailaj.
Lidhur me këtë Meta tha se i ka kërkuar prokurorisë mbrojtjen e saj, sepse gjykonte se mund të ishte në rrezik.
Meta tha se nuk ka lidhje me Vojsava Ismailajn dhe se bashkëshortin e saj e ka njohur sepse kanë qenë në të njëjtin universitet.
“Me të nuk kam lidhje. Bashkëshortin e kam njohur që në fillim të viteve 90′, ka mbaruar edhe ai fakultetin e ekonomisë. Shtypi pranë qeverisë këtë punë ka çdo dy vjet, çdo vit. I kam kërkuar prokurorisë, të marrë në mbrojtje zonjën, sepse kam dyshuar që ndaj saj mund të kishte qëllime të këqija, për shkak të konflikteve që ka patur bashkëshorti i saj për çështjen e CEZ që i kërkohej të tërhiqej nga arbitrazhi.
I kërkohej që zonja të bënte deklarata kundër meje nga persona të afërt me qeverinë. I kam kërkuar prokurorisë që ajo edhe shteti të marrin masa për të garantuar sigurinë e saj.
Bashkëshortin e kam njohur, siç kam njohur Edi Ramën, por nuk do të thotë që Rama ato që bën sot i bën në bashkëpunim me Ilir Metën”—tha Meta.