Në konferencën e sotme për mediet, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për procesin gjyqësor që ka nisur në Francë kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit, Blinken lidhur me shpalljen e tij “non grata”.
Berisha tregoi dy faktorë që janë kundër këtij procesi, që ka të bëjë me faktin se as ai dhe as Blinken nuk janë shtetas francezë dhe as shtetas të BE-së. Megjithatë Berisha theksoi se do vijojë të këshillohet me avokatin dhe do shohë hapësirat e tjera duke ndjekur dy rruugë, rrugën ligjore gjyqësore dhe rrugën e Transparencës.
“Gjyqin në francë po e ndjek me shumë angazhim avokati im që i kam dhënë besimin e plotë. Por ka faktorë pro dhe kundër meje.
Kundër është fakti se as unë dhe as sekretari i shtetit nuk jemi shtetas francezë, por tani mund të them edhe diçka më shumë se nuk jemi shtetas të BE-së.
Nuk është në favor edhe fakti që Sekretari i Shtetit është personalitet me imunitet.
Në favor timin janë dy faktorë: në një parim ndërkombëtar, nuk mund të them se është një ligj i sanksionuar ga OKB, por në parim ndërkombëtar shpifja dënohet aty ku del. Edhe në Shqipëri mund të dënohej. Po imagjinoni ju të hapësh gjyq në Shqipëri? Pra shpifja dënohet aty ku del, aty ku njerëzit e dëgjojnë, e lejojnë dhe ku ti je viktimë e shpifjes.
Së dyti padiskutim Sekretari i Shtetit është njeri me imunitet dhe kjo s’mund të mohohet, por shpifja në themel nuk hyn në veprimtaritë zyrtare.
Psh në Kushtetutën e Shqipërisë thuhet se deputeti mban përgjegjësi para ligjit për shpifjet që b 7ën në Parlament. Por kjo tani mbetet në diskrecionin e gjykatës. Se si do vendosë gjykatësi unë nuk e di, por mund t’ju them se procedura gjyqësore është e pandërprerë. Nëse thotë nuk je shtetas francez apo i hapësirës së BE-së, çka do e bënte të përshtatshme gjykatën e Luksemburgut, atëhere pasi të studioj përgjigjet do këshillohem me avokatin tim dhe do shoh hapësirat e tjera. Do ndjek dy rruugë, rrugën ligjore gjyqësore dhe rrugën e Transparencës. Janë sot mbi 45 publikime në mediet e SHBA-ve dhe vende të tjera, të cilat kanë faktuar se nuk ekziston asnjë provë dokument kundër meje. E është politikë. Pra është përdorur ligji në qëllime politike bazuar në shpifjet e George Sorosit dhe Edi Ramës.”- tha Berisha.