Vendosni fjalën kyçe....

Berisha fushatë në Vlorë: Mafia e Soros donte ta kthente PD-në në shtojcë të Ramës


Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar nga Vlora se mafia ndërkombëtare e Soros kërkon t’i caktojë PD-së kryetarin e fatin e saj duke e kthyer në një shtojcë të kryeministrit Rama.

Berisha ndodhet në Vlorë në kuadër të fushatës zgjedhore për kreun e PD-së.

“Në këtë përpjekje të tyre, të segmenteve kriminale të qeveris, demokratët u përballën me presione të ndryshme e ndërhyrje brutale të mafies ndërkombëtare të George Soros. Kjo mafie besonte se mund t’i caktonte PD fatin e saj e ta kthente në një freskore të Edi Ramës, t’i emërojë kryetarin dhe udhëheqjen. Pavarësisht presioneve, ju u ngritët sepse idealet tuaja ishin kishin mbetur të paprekura. Ju edhe me 25 prill votuat masivisht për PD-në. 620 mijë shqiptarë i votuan kësaj partie duke e mbajtur në këmbë.” – tha Berisha.

Ai tha më tej se nisma Ballkani i Hapur lindi në Beograd dhe është kundër interesave të Shqipërisë e shqiptarëve në rajon.

“Ballkani i Hapur lindi nga Beogradi, sepse nuk është i gatshëm të ndjekë procesin e BE me realizëm. Kjo sepse ka një president doktrinal të gjenocidit në Bosnje që deklaronte se për një serb duhen vrarë 100 myslimanë. Ky zotëria nis një aleancë trilaterale në kurriz të Prishtinës. a nuk është ky një dhunim politik. Në vend të ndjehemi 2 herë më të fortë meqë Kosova është e lirë, ky fut sherrin Tiranë e Prishtinë. Ky projekt ka shkatërrimin e prodhimit në Shqipëri. Ne nuk konkurrojmë dot me një bujqësi që në dekada ka marë 20 herë më shumë subvencione se fermerët shqiptarë.” – shtoi Berisha.