Vendosni fjalën kyçe....

Tragjedia në Bulqizë në vitin 2020 ku vdiqën nëna me dy fëmijë, kryefamiljari: Nuk ndodhi nga gazi, dyshoj se u helmuan


Një person ka akuzuar një 30-vjeçare për tragjedinë e ndodhur në familjen e tij më 13 shkurt 2020 në Ostren të Bulqizës, ku mbetën të vdekur bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët, 18 e 16 vjeç.

Ylber Tolaj ka dhënë hollësi të reja mbi ngjarjen e rëndë e cila sipas policisë ndodhi asokohe për shkak të rrjedhjes së gazit.

Ai ka thënë se ka dyshime të forta se familjarët e tij janë vrarë nga 30-vjeçarja pasi bashkëshortja e tij e kishte parë atë duke kryer marrëdhënies seksuale me një burrë duke zbuluar lidhjen jashtëmartesore që ata kishin.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 shkurt të 2020 në Ostren të Bulqizës, ku humbën jetën tre anëtarë të familjes Tolaj, bashkëshotrja e Ylberit, Rajmonda, vajza Rudina 18 vjeçe e djali Fajtoni, 16 vjeç, ndërsa vajza tjetër, Merita 14 vjeçare, u transportua në spital e mbijetoi.

Në një intervistë të dhënë për BË, Ylber Tolaj ka thënë se dyshon se 30-vjeçarja ka helmuar familjarët e tij duke rrëfyer edhe dinamikën e ngjarjes.

Ai ka thënë se vajza që ka mbijetuar i ka treguar se 30-vjeçarja në fjalë, pasi gruaja e tij i kishte parë në pyll, ka shkuar në shtëpinë e tyre tre herë brenda ditës, dhe ka qëndruar për rreth tre orë.

Ai i është drejtuar policisë duke kallëzuar këtë person, pasi dyshon se ka qenë ajo që i ka helmuar me qëllim që të mos zbulohej lidhja jashtëmartesore.

Kryefamiljari, i cili ishte emigrant në Greqi kur ndodhi tragjedia, është shprehur se dyshon se 30-vjeçarja i ka helmuar përmes ushqimit, por shton se dyshime ka dhe për persona të tjerë që mund të kenë ndihmuar atë.

Tolaj thotë se as akuzave që ka bërë, e reja është thirrur vetë një herë për të dëshmuar, ndërsa tani sipas tij, ajo është larguar nga Shqipëria dhe ndodhet në Gjermani.

Por sipas tij, prokuroria nuk ka bërë asnjë veprim konkret, ndërsa tashmë kërkon që t’i drejtohet SPAK për zbardhjen e dyshimeve të tij.