Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar sot se në Vlorë janë 1 mijë vende pune bosh.
“Idetë tona për të ardhmen e qytetit por duke e parë në tërësinë e fenomenit, në themel politika evropiane, politika jonë për gravitetet e qyteteve si qendra të zhvillimit ekonomik.
Me zhvillimin që mori kryeqyteti ne filluam të mendonim se vendi rrotullohet rreth Tiranës.
Tani ne kemi mundësi të themi nuk është vetëm Tirana, por është Vlora, është Fieri, Durrësi, Korça, Shkodra, pra sot vendi ekonomikisht rrotullohet rreth qyteteve, përmes investimeve, mbështetjes së sipërmarrjeve të reja dhe tërheqjen e investimeve të huaj, krijimit të vendeve të reja të punës.
Për dijeninë tuaj, dua t’u them se vetëm Vlora ka nevojë për 1 mijë të rinj burra e të reja të mbushin atë 1 mijë vende bosh të punës që janë në qytet. De për një sekondë futuni me ëndrrën që po bëhet realitet se çfarë do bëhet me këtë qytet në 5 vitet që vijnë.”– deklaroi Ahmetaj gjatë fjalimit të tij në Konferencën Ndërkombëtare “Drejt së Ardhmes: Qyteti im, Shtëpia ime”.